Sir Jim Ratcliffe i është thënë që të fillojë sundimin e tij mbi departamentin e futbollit të Manchester United duke larguar në mënyrë të pamëshirshme dhjetë lojtarë.
Dyshja angleze Marcus Rashford dhe Luke Shaw janë në listën e largimeve sipas Dean Saunders. Kryetari i INEOS dhe tifozi i United, Ratcliffe ranë dakord javën e kaluar për një marrëveshje prej 1.5 miliard eurosh me familjen Glazer, e cila do t’i japë atij një 25 për qind të aksioneve në klub dhe do ta lejojë atë të marrë drejtimin e operacioneve të futbollit të Djajve të Kuq.
United ka qenë në rënie të lirë këtë sezon, duke humbur 13 nga 27 ndeshjet e tyre në të gjitha garat, me trajnerin Erik ten Hag që është në presion të vazhdueshëm.
Prapëseprapë, do të ketë një rregullim masiv brenda dhe jashtë fushës nën drejtimin e Ratcliffe, i cili është këshilluar nga Saunders se cilët lojtarë duhet të largohen.
Ish-sulmuesi i Villas, Liverpool dhe Derby County filloi me tre sulmues në intervistën e tij për talkSPORT: “Rashford ka qenë atje shumë gjatë, po ashtu edhe (Anthony) Martial, unë do t’i largoja ata menjëherë. Antony? Le të hip në aeroplan”.
“Luke Shaw po ashtu është gjatë në klub. (Diogo) Dalot nuk është mjaftueshëm i mirë. (Raphael) Varane, ai është një lojtar i mirë padyshim por nuk funksionoi për të. Ten Hag u përpoq të shpëtonte nga Varane”.
“Jonny Evans nuk është mjaftueshëm i mirë, kështu që janë katër lojtarët në defanziv. (Aaron) Wan-Bissaka, ai është përpjekur ta heqë qafe atë. Ai ka hequr qafe Fred. (Scott) McTominay, trajneri ka treguar qartë se nuk mbështetet te ai, edhe pse ai shënon gola”.
“Ai nuk është mjaftueshëm i mirë për të luajtur për Man United, për mendimin tim. Nëse luan për Man United në mesfushë, duhet të jesh një nga lojtarët më të mirë në botë në mesfushë. Nuk po luan për Crystal Palacen!”.
Saunders më pas emëroi të përjashtuarin e Red Devils, Jadon Sancho si lojtarin e tij të 10-të që iu bashkua eksodit, me nënshkrimin prej 80 milionë eurosh që u shfaq për herë të fundit në gusht para një përplasjeje me Ten Hag. /Telegrafi/