Pas ‘vjedhjes’ që Paris Saint-Germain i bëri Barcelonës në verën e vitit 2017 duke i paguar klauzolën e Neymarit prej 222 milionë euro, klubi katalunas është zotuar që të mos lejojnë diçka e ngjashme të ndodhë përsëri.
Klauzolat shumë të larta tani janë duke iu bashkangjitur çdo lojtari aktualë të ekipit të parë të Blaugranëve, që po rinovojnë kontratat e tyre.
E para ishte ajo e yllit argjentinas, Lionel Messi, pasi klubi rriti çmimin e lirimit të sulmuesit nga 400 milionë në 700 milionë euro.
Pas numrit 10-të, ka një numër lojtarësh me klauzola lirimi prej gjysmë miliardi euro, si Sergi Busquets, Gerard Pique, Samuel Umtiti, Sergi Roberto dhe, që nga dje (e enjte) edhe Jordi Alba .
Totali i përgjithshëm i formacionit të zakonshëm titullar të ekipit të Ernesto Valverdes është plot 4.5 miliardë euro.
Lojtari me klauzolën më të ulët është mesfushori kroat, Ivan Rakitic me 125 milionë euro.
Kjo politikë e Barcelonës ka një qëllim i qartë për të siguruar që ata të mos humbasin asnjë nga yjet e tyre pa marrë vlerën e plotë të kërkuar nga klauzola.
Politika e Barcelonës nuk është e kufizuar vetëm në ekipin e parë, pasi një numër i madh lojtarësh nga akademia gjithashtu kanë klauzola gjigante të lirimit, të cilat sillen prej 100 deri në 200 milionë euro. /Telegrafi/