Telegrafi

Ekipi i ëndrrave të Juventusit: Zidane, Buffon dhe Del Piero, por nuk ka vend për Cristiano Ronaldon

Gati 125 vjet histori, trofe të panumërt, duke përfshirë më shumë tituj në Serie A se çdo rival i tyre vendas.

Juventusi është klubi italian më i mbështetur, jo vetëm në Italia, por edhe jashtë saj.

Ky klub që njihet ndryshe edhe si ‘Zonja e Vjetër’ është pronësi të familjes Agnelli për më shumë se 100 vjet tani.

Me kalimin e viteve, shumë legjenda të lojës kanë veshur vijat e famshme bardh e zi të Zonjës së Vjetër.

Nga Zinedine Zidane te Michel Platini, nga Gianluigi Buffon te Alessandro Del Piero, nga Gaetano Scirea te Giorgio Chiellini dhe nga Pogba te Cristiano Ronaldo.

Për të mos përmendur emrat legjendar si Andrea Pirlo, Fabio Cannavaro dhe Pavel Nedved.

Megjithatë, cila nga këto legjenda do të jetë skuadra më e mirë e ëndrrave të Juventusit?

Më poshtë formacioni i zgjedhur i Goal.com për Juventusin.

GIANLUIGI BUFFON | Portier

LILIAN THURAM |  Mbrojtës i djathtë

GAETANO SCIREA | Qendërmbrojtës

GIORGIO CHIELINI | Qendërmbrojtës

ANTONIO CABRINI | Mbrojtës i majtë

ANDREA PIRLO | Mesfushor

ZINEDINE ZIDANE | Mesfushor

PAVEL NEDVED | Mesfushori sulmues

MICHEL PLATINI | Mesfushori sulmues

ALESSANDRO DEL PIERO | Sulmues

GIAMPIERO BONIPERTI | Sulmues

/Telegrafi/