Toni Kroos është lojtari i radhës që ka thënë se Lionel Messit nuk e ka merituar Topin e shtatë të Artë.
Ylli argjentinas triumfoi para Robert Lewndowskit në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në Paris.
Por, mesfushori gjerman ka një tjetër të preferuar dhe sipas tij – Karim Benzema e ka merituar të fitojë çmimin më të madh individual.
“Pse Benzema nuk e fitoi Topin e Artë? Çfarë është duke munguar në zgjedhje është vendi i parë. Leo nuk e meritoi atë”.
“Nuk ka dyshime që se bashku me Cristianon, ka qenë lojtari më i mirë i dekadës së fundit, por këtë vit duhet të ishin të tjerët”, ka thënë Kroos.
Benzema në renditjen arriti të pozicionohej i katërti, derisa Ronaldo zuri vendin e gjashtë. /Telegrafi/