Telegrafi

Edhe Acerbi në mesin e emrave për Interin e Spallettit

Mediat në Itali e hapën ditën me lajmin se Luciano Spalletti është favorit për të marrë drejtimin e Interit.

Sipas Tuttosport, një nga emrat që klubi nga Milano është duke ndjekur për të forcuar mbrojtjen e zikaltërve.

Lexo po ashtu Kështu do të dukej Genoa nëse nuk do të shiste lojtarët më të mirë në vitet e fundit (Foto)

Mbrojtësi i Sassuolos në rast të transferimit nuk pritet të jetë protagonist te Interi, pasi klubi italian ka shfaqur interesim edhe për disa tjerë.

Tashmë thuhet se ka siguruar shërbimet e Pepes së Real Madridit dhe me shumë mundësi do të transferon njërin në mes të Antonio Rudiger e Kostas Manolas.

Ndërsa Jeison Murillo do të jetë një nga ata që pritet të largohet. /Telegrafi/