Finalja e Kampionatit Evropian e fituar nga Portugalia medoemos i ka dhënë kahje edhe Topit të Artë, një trofe individual që UEFA ia japë atij që ka shkëlqyer.
Në mesin e garës mbetën katër kandidatë potencialë, Toni Kroos, Gareth Bale, Cristiano Ronaldo dhe Antione Griezmann, por në fundin e finales 120 minutëshe të Parisit, tani shtohen pretendimet e një personazhi të vetëm.
Cristiano Ronaldo nuk kishte aspak ndikim në triumfin historik të Portugalisë, por në një vit thuajse perfekt në synimin e trofeve, anësori luzitan sigurisht e ka të drejtën të festojë edhe për çfarë do të vijë.
Numri 7 i Real Madrid e humbi La Ligën në ndeshjen e fundit, por ia doli të fitonte Ligën e Kampioneve dhe tani edhe Evropianin me kombëtaren.
Lexo po ashtu: Nani merr një dhuratë speciale prej Ronaldos (Foto)
Meritat e tij në turneun e kësaj vere janë të pamohueshme edhe pse në ndeshjen më të rëndësishme, ai mund të jepte vetëm kurajo nga bankina. Por për ekspertët e futbollit evropian, tani Cristiano Ronaldo duhet të bëjë vend në muzeun e tij për një tjetër top të Artë, atë që do të vijë pas pak muajsh, në Janar.
Lexo po ashtu: Publikohet lista e 14 lojtarëve që janë kandidatë për ‘Topin e Artë’
Nuk ka aspak rëndësi që Portugalia nuk ekzaltoi me lojën e saj, pasi një kombëtare e dorës së dytë e inspiruar nga Ronaldo, ia doli të fitojë edhe me golat e Ronaldos.
Topi i katërt i artë është shumë pranë, falë kjo edhe distancimit të pretendentëve me Messin në një sezon jo elektrizues dhe të tjerët në kufirin e lojtarëve tokësorë të zakonshëm.