Telegrafi

E shëmtuar se sa shumë fyerje raciste pranoi Elanga për penalltinë e humbur në FA Cup

Anthony Elanga mori një abuzim të turpshëm racist pasi humbi një penallti në eliminim e Manchester United nnga FA Cup ndaj Middlesbrough të premten.

Përdoruesit në mediat sociale shënjestruan të riun me tallje pas humbjes së penalltisë vendimtare të adoleshentit në Old Trafford.

Ai gjuajti topin mbi traversë, derisa 15 penallti të tjera gjetën rrjetën e portës.

Lexo po ashtu Se nuk ishte në elementin e tij ndaj Middlesbrough, e tregon edhe ky moment i turpshëm për Ronaldon

Menjëherë pasi Middlesbrough eliminoi Man Unitedin nga gara, Elanga iu nënshtrua një abuzimi tronditës racist në internet.

Pa humbjes së penalltisë, shokët e skuadrës e ngushëlluan atë duke përfshirë edhe Cristiano Ronaldon.

Marcus Rashford dhe David De Gea gjithashtu ndanë mbështetjen e tyre për sulmuesin, duke postuar mesazhe mbështetëse në Twitter.

Lexo po ashtu A duhej pranuar goli i Middlesbrough ndaj United - Mark Clattenburg tregon pikat kyçe

Instagrami thuhet se po heton abuzimin racist të drejtuar në Elangan dhe tashmë ka hequr disa postime në internet.

Elanga ka luajtur nëntë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.  Ai ka një gol në emër të tij pasi ka shënuar në fitoren 3-1 të ekipit të tij ndaj Brentfordit muajin e kaluar. /Telegrafi/