Arsenali e ka gjetur në Belgjikë zëvendësuesin e kapitenit Pierre Emerick Aubameyang.
Sulmuesi gabonez mund të largohet në verë nga klubi, pasi kërkohet nga skuadra të mëdha si Barcelona, PSG e Inter.
Arsenali duket se është përgatitur për largimin e tij dhe tanimë ka gjetur zëvendësuesin e kapitenit.
Gjiganti anglez e ka përcjellë gjatë sulmuesin kanadez të Gentit, Jonathan David.
20-vjeçari i ka bindur londinezët që tanimë kanë dërguar ofertën e parë prej 20 milionë eurove tek skuadra belge.
Gent ende nuk ka kthyer përgjigje, por besohet se do ta refuzojë këtë ofertë pasi synojnë të fitojnë mbi 30 milionë nga shitja e tij.
Reprezentuesi kanadez ka shkëlqyer këtë edicion duke shënuar 23 gola dhe duke bërë 10 asistime në 39 ndeshjet me Gentin në të gjitha garat.
Gjithsesi për të interesim kanë shfaqur edhe skuadra të mëdha si Roma, Chelsea, Everton, Tottenham Hotspur, Monaco, Lyon, Borussia Dortmund, Bayern Munich e Ajax. /Telegrafi/