Talenti i madh francez, Ousmane Dembele, si duket ka vendosur për të ardhmen e tij.
Skuadra e tij Rennes është duke pranuar shumë oferta në adresë të saj për yllin e ri të Francës.
Barcelona ka disa muaj që e ndjek 18-vjeçarin që po befason me formën e tij dhe është gati të mbyllë transferimin e tij në La Liga.
Roberto Fernandez, sekretari teknik i katalunasve ka nisur bisedimet me klubin francez dhe në ditët në vijim pritet që transferimi i sulmuesit francez të mbyllet me një fund pozitiv.
Barça i ofron Rennesit 30 milionë euro për kartonin e talentit i cili duket i entuziazmuar për të nisur një aventurë të re tek kampionët e Spanjës.
Gjithsesi në garë për të mbeten edhe skuadra tjera të mëdha si Liverpool, Bayern Munich, Chelsea e Paris Saint Germain.
Kujtojmë që sulmuesi i talentuar këtë edicion ka shënuar 12 gola në 21 paraqitje në Ligue 1. /Telegrafi/