Mark Breland ka postuar një video me mesazh të fshehtë në përgjigje të humbjes dërrmuese të Deontay Wilderit ndaj Tyson Furyt.
Bronez Bomber shkarkoi në mënyrë të diskutueshme Brelandin, pasi ai hodhi peshqirin për të ndaluar ndeshjen kundër Furyt vitin e kaluar.
Britaniku i pamposhtur shënoi një fitore të madhe në shkurt të vitit 2020 dhe regjistroi një tjetër fitore në përballjen trilogjike.
Gypsy King ndaloi Bronze Bomberin në raundin e 11-të për të mbrojtur titullin e tij botëror të peshave të rënda në WBC në Las Vegas.
Ish-trajneri i Wilderit që atëherë ka ndarë mendimet e tij për ndeshjen në peshat e rënda, duke u shfaqur për t’i treguar ish-nxënësit të tij se si të boksoj.
Breland ngarkoi një klip të tijin në një ring, me tifozët që besojnë se ai po tregon se si 35-vjeçari duhet të kishte boksuar kundër Furyt.
“Luftë e madhe”, ka shkruar ai, i shoqëruar me klipin.
Postimi i Breland bëri që fansat e boksit të flisnin në internet.
Njëri shkroi: “Dy herë më i moshuar dhe ai ende lëviz më mirë se Wilder”.
Një postim i dytë në Twitter: “Duke i treguar Wilderit se si të dalë nga rruga e goditjeve të Fury …”
Një i tretë shtoi: “Një shfaqje se si të boksoni në hap mbrapa?”. /Telegrafi/