Juventusi është duke punuar që të rinovojë me Paulo Dybalan, por sipas disa mediumeve ai po kërkon largimin.
Sipas Il Messaggero, Bianconerët janë duke punuar shumë që të mbyllet marrëveshja në mars .
La Joya do të fitojë 7 milionë euro pagë me kontratën e re që do ta mbajë deri më 2021 në Juve.
Por në njërën anë është edhe versioni që lojtari nuk dëshiron rinovimin, por largimin e menjëhershëm nga Juve.
Ai kërkon të largohet nga Juventus në verë dhe të nënshkruajë për Barcelonën ose Real Madrid.
Ai nuk preferon Ligën Premier dhe para saj, do të preferonte të vijonte aventurën e tij me Zonjën e Vjetër.
Por problemi te Barcelona është se do të ishte një rezervë luksi e MSN, pra sulmuesi i katërt i ekipit.
Por edhe Real Madrid nuk ka hequr dorë nga lojtari. Florentino Perez ka marrë pëlqimin e lojtarit dhe nuk kërkon ta çojë dëm duke provuar në verë një transferim që do të rifreskonte sulmin e Los Blancos. /Telegrafi/