Telegrafi

E ardhmja e Lautaros te Interi në dyshim, Marotta synon përforcime në sulm dhe ka tre emra në listë

Interi do të dëgjojë ofertat për argjentinasin Lautaro Martinez në verë dhe tashmë ka synim emra si Gianluca Scamacca, Paulo Dybala dhe Jonathan David të Lille për të përforcuar sulmin e tyre.

Sulmuesi argjentinas vetëm pak muaj më parë nënshkroi një zgjatje të kontratës deri në vitin 2026, por vazhdon të marrë vëmendjen e shumë klubeve nëpër Evropë.

Pavarësisht 11 golave ​​të tij në 22 ndeshje në Serie A këtë sezon, Lautaro nuk ka shënuar në asnjë nga 13 ndeshjet e fundit të Ligën e Kampionëve me Nerazzurrët.

Goli i tij i fundit në garën elitare të Evropës daton në nëntor 2020 kundër Real Madridit dhe argjentinasi ka luftuar për t’u përshtatur me partnerin e tij të ri, Edin Dzeko.

Lexo po ashtu Lautaro flet për karrierën e tij, lëvdon Militon dhe jep një mendim të sinqertë për fitimit e Topit të Artë nga Messi

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, për të gjitha këto arsye, Interi do të konsideronte shitjen e ‘El Toros’ për një ofertë adekuate në verë.

Nerazzurrët tashmë po planifikojnë disa emra dhe duan të mbyllin diferencën me skuadrat më të mira në Evropë.

 

Scamacca i Sassuolos është njëri nga objektivat e tyre kryesore të transferimit për sezonin 2022/23, por italiani do të ishte një zëvendësues për Dzekon sezonin e ardhshëm, duke u bërë sulmuesi kryesor i Interit nga sezoni 2023/24.

Interi ka synuar dy sulmues të tjerë në rast se Lautaro largohet. Njëri është Dybala, i cili sheh kontratën e tij me Juventusin që i skadon në fund të sezonit. Kampionët e Serie A janë të hapur për t’i ofruar Dybalas 7 milionë euro në sezon, po aq sa ai merr në Juventus dhe po aq sa Alexis Sanchez fiton.

Kiliani gjithashtu mund të largohet gjatë verës. Interi ka një opsion për të ndërprerë kontratën e tij me marrëveshje të ndërsjellë duke paguar 4.5 milionë euro në fund të sezonit aktual.

Nerazzurrët kanë monitoruar edhe David të Lille. Çmimi për yllin kanadez është 50 milionë euro, por agjenti i tij Nick Mavramaras tha muajin e kaluar se klienti i tij “me siguri do të largohet nga Lille në fund të sezonit”. /Telegrafi/