James Rodriguez duket se do të largohet nga Bayern Munich para kohës.
Mesfushori ofensivë nga Kolumbia iu bashkua gjigantit gjerman si huazim dy vjeçar nga Real Madrid.
Ishte kërkesë e Carlo Ancelottit që James të transferohet në Munich, por tani ai rrezikon seriozisht vendin e tij pas shkarkimit të italianit.
E duket se e ardhmja e tij do të jetë larg kampionatit gjerman dhe Bayernit.
Kolumbiani nuk është preferuar nga trajneri i ri i Bayernit, Jupp Heynckes dhe sipas medieve spanjolle ka kërkuar largimin nga klubi gjerman.
Por e ardhmja e tij nuk do të jetë në Real Madrid edhe pse klubi spanjoll e posedon kartonin e tij.
Janë skuadrat italiane, Juventus, Milan dhe Inter që kanë shfaqur interesim për transferimin e lojtarit.
Reali mund ta lë të lirë mesfushorin të largohet për një shumë rreth 60 milionë euro, pasi Bayerni vështirë se do ta aktivizojë klauzolën e riblejrës. /Telegrafi/