Site icon Telegrafi

Dzeko refuzon kalimin te West Hami

(Foto: Instagram/ed_dzeko)

Përfaqësuesi i Edin Dzekos ka qëndruar në Trigoria të hënën për të biseduar me Romën lidhur me largimin e klientit të tij.

Sulmuesi boshnjak i ka prishur raportet me trajnerin Paulo Fonseca dhe nuk ishte përfshirë në skuadrën që luajti kundër Spezias.

34-vjeçari është stërvitur ndaras nga bashkëlojtarët dhe derisa Sky Sport raporton se Giallorossët nuk kanë gjetur klub për të, Calciomercato.com bën të ditur se West Ham United është përpjekur ta transferojë.

(Foto: Instagram/ed_dzeko)

Megjithatë, Dzeko e ka refuzuar ofertën e klubit anglez, por është i vendosur që të largohet nga Stadio Olimpico në këtë afat kalimtar.

Lexo po ashtu Tensione te Roma, lojtarët kundër vendimit të klubit

Për këtë arsye, agjenti Tullio Tinti ka biseduar me drejtuesit e Romës për mundësitë e largimit të klientit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version