Paulo Dybalas dhe Romelu Lukakut po u kryqëzohen rrugët sërish, ndërkohë që Interi është duke u përpjekur të sigurojë shërbimet e njërit prej sulmuesve.
Sulmuesi i Juventusit po lidhet me rivalin e përbetuar të Zonjës së Vjetër, ndërkohë që Nerazzurët janë të interesuar ta kthejnë edhe sulmuesin e Chelseat, i cili shkëlqeu me fanellën zikaltër në dy sezonet e kaluara.
‘La Joya’ nuk do ta vazhdojë kontratën me Bianconerët dhe do të largohet në fund të sezonit, derisa Lukaku nuk po gjen hapësira nën drejtimin e Thomas Tuchel dhe dëshiron të largohet nga Stamford Bridge.
Dy futbollistëve iu kryqëzuan rrugët në vitin 2019, kur Dybala refuzoi të kalonte te Manchester Unitedi në një marrëveshje shkëmbimi me Lukakun, i cili më pas nënshkroi për Interin, ku realizoi 64 gola në 95 paraqitje për dy sezone.
Njëri nga këta dy sulmues mund ta luajë në Giuseppe Meazza në sezonin e ardhshëm, me kusht që Nerazzurrët ta shesin Lautaro Martinez. /Telegrafi/