Telegrafi

Dybala thumbon ashpër Messin, CR7 dhe futbollin spanjoll

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka thënë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk do të arrinin kurrë të shënonin aq shumë gola në Serie A, siç bëjnë në La Liga.

Argjentinasi beson se ekipet e vogla italiane janë shumë më të kujdesshme se ato spanjolle.

“Klubet e vogla italiane nuk luajë në mënyrë të egër dhe të pakujdesshme si në Spanjë, edhe pse Atletico ka filluar ta ndryshon këtë mentalitet”.

“Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk do arrinin të shënonin 80-90 gola në Itali. Ndoshta 40 si Higuain po, por asnjëherë 80”, ka thënë Dybala për TuttoSport.. /Telegrafi/