Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala e ka krahasuar bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo me Lionel Messin, me të cilin ai luan për ekipin kombëtar argjentinas.
Dybala është njëri nga lojtarët e paktë që ka luajtur me dy super yjet dhe ishte mirënjohës për të dy.
Ai shpesh konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë dhe ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Itali, duke luajtur me Palermon dhe tani me Juven.
27-vjeçari ndan zhveshtoren e Juventusit me Ronaldon dhe pranoi se ai kënaqet duke luajtur me superyllin portugez.
“Sigurisht që më pëlqen të luajturit së bashku me Ronaldon. Cristiano është një kampion dhe është gjithmonë kënaqësi të luash me djem si ai. Ronaldo i bën gjërat që janë shumë të vështira të duken të lehta”, ka thënë fillimisht Dybala.
Ndryshe nga karriera e tij në klub, Dybala ka duruar një ekip kombëtar të nënshtruar deri më tani. Që nga debutimi i tij në vitin 2015, sulmuesi ka bërë 29 paraqitje dhe ka shënuar dy gola.
Sidoqoftë, Dybala nuk ngurroi ta lavdëroj rivalin e Ronaldos, Messin, të cilin e krahasoi me legjendën Diego Maradona.
“Leo, për brezin tonë është sikurse Maradona për ata të kaluarit. Për mua është një nder të luaj me të në ekipin kombëtar. Ai është një lider i lindur”, ka thënë Dybala për Messin.
Stili i lojës së Dybala është krahasuar me atë të Messit, dhe ai ka qenë i lidhur me Barcelonën në të kaluarën si një zëvendësues i mundshëm i bashkëkombësit.
Që kur bëri debutimin e tij për Juventusin në vitin 2015, Dybala ka bërë 241 paraqitje në të gjitha garat për klubin, duke shënuar 97 gola. /Telegrafi/