Juventusi dhe Liverpooli janë dy klubet evropiane që do të përfitojnë më së shumti nga Kampionati i sivjetmë Evropian.
Dy gjigantët evropiane përfaqësohen në turneun e Francës me nga 12 lojtarë, ndërsa UEFA ka vendosur një shpërblim për çdo klub, lojtarët e të cilit janë pjesë e një kombëtareje në Evropian.
Nga data 27 maj (14 ditë para fillimit të ‘Euro 2016’), klubet do të paguhen 5.800 euro në ditë për çdo lojtar pjesëmarrës në Evropian.
Kështu, Zonja e Vjetër dhe Redsat do të shtinë në arkat e tyre nga 1.6 milion euro deri në fund të fazës grupore.
Në këtë mënyrë, ata lënë pas vetes klube, si Real Madrid, Barcelona apo Bayern Munich. /Telegrafi/