Aston Villa do të përballet me konkurrencë të madhe për ta bërë afatgjatë qëndrimin e Philippe Coutinhos në fund të këtij sezoni.
Mesfushori brazilian pësoi rënie në karrierë prej se u largua nga Liverpooli drejt Barcelonës, ndërsa në afatin e janarin u rikthye në Ligën Premier.
Ai e ka nisur mirë aventurën e re duke nxitur interesimin edhe të klubeve tjera angleze, njofton Fichajes.
West Ham Unitedi dhe Arsenali janë skuadrat e interesuara për shërbimet e Coutinhos, krahas Aston Villas që planifikon ta mbajë lojtarin edhe pas kësaj vere.
Barcelona është e gatshme ta lejojë largimin e Coutinhos, por do të presë klubin që do ta bëjë ofertën më të mirë. /Telegrafi/