Site icon Telegrafi

Dy gjigantë pas Milot Rashicës

Milot Rashica pritet t’i jap fund aventurës së tij të suksesshme tek skuadra holandeze Vittese.

Por mesfushori kosovar mund të qëndrojë edhe më tej në kampionatin holandez Erdivisie.

Dy skuadrat gjigante holandeze, Ajax dhe PSV Eindhoven janë duke kërkuar shërbimet e mesfushorit ofensivë.

Faqja e specializuar për transferime, tranfermarkt.nl ka shkruar se dy skuadrat e fuqishme holandeze janë në një luftë të rreptë për t’i siguruar shërbimet e vushtrriasit.

Përveç këtyre dy skuadrave, për talentin kosovar interesim ka shprehur edhe gjiganti italian Napoli.

Vlera e Milotit në treg sillet rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version