Site icon Telegrafi

Dy ekipe spanjolle dhe një nga Turqia po kërkojnë transferimin e yllit të Barcelonës

Portieri i Barcelonës, Inaki Pena duket se po luan muajt e tij të fundit në klubin që iu bashkua si i ri, pasi largimi është një mundësi reale. 

26-vjeçari priti me shumë durim rastin e tij dhe pasi e zëvendësoi Marc-Andre Ter Stegen sezonin e kaluar për tre muaj shkaku i lëndimit, ai e bëri të njëjtën edhe këtë sezon. 

Megjithatë, Hansi Flick nuk është bindur nga paraqitjet e tij dhe ka vendosur t’ia besojë portën polakut Wojciech Szczesny. 

Pena pritej që të fillonte bisedimet për rinovimin e kontratës me Barcelonën në janar, por këto bisedime kishin mbetur pezull pasi Szczesny filloi të luante si titullar. 

Tani duket pothuajse e sigurt që do të largohet, me kontratën aktuale që i skadon në vitin 2026. 

Së fundmi u zbulua se Galatasaray, aty ku Pena ka kaluar gjashtë muaj si huazim tri sezone më parë, janë të interesuar për transferimin e tij, por Sport ka raportuar që ai ka oferta edhe nga La Liga gjithashtu. 

Lexo po ashtu Hansi Flick do të bëjë dy ndryshime në formacionin e Barcelonës ndaj Benficas

Real Betisi ka siguruar transferimin e Alvaro Valles për sezonin e ardhshëm dhe ai pritet të jetë zgjedhja e parë e portës, por duan ta sjellin edhe një altenrativë. 

Pasi Betis lejoi Vitor Roquen të largohej drejt Palmeiras duke prishur marrëveshjen e huazimit, Barcelona është e gatshme të negociojë me kushte të favorshme. 

Në ndërkohë edhe Celta Vigo është e pasigurt për pozicionin e portierit, pasi momentalisht nuk ka marrëveshje për rinovimin e veteranit Vincente Guaita dhe në rast se ai largohet, Pena është në mesin e opsioneve të tyre të preferuara./Telegrafi/

Exit mobile version