Telegrafi

Duke u mbajtur për dore dhe shumë të afërt – forcohen thashethemet për lidhjen e Lukakut me Megan Thee Stallion

(Foto: Twitter/Pop Base)

Futbollisti belg, Romelu Lukaku, është shoqëruar me yllin e muzikës pop, Megan Thee Stallion, në ceremoninë martesorë të Lautaro Martinez.

Menjëherë pas dasmës, mediat kanë nisur të spekulojnë për një lidhje të mundshme mes sulmuesit të Interit dhe këngëtares.

Lexo po ashtu Lukaku hedh dyshimet mbi një lidhje të mundshme me Megan Thee Stallion, pasi shihen bashkë në dasmën e shokut të skuadrës
(Foto: Twitter/MEFeater Magazine)

Për më shumë, siç ka transmetuar Marca, dyshja kanë kontratë me ‘Roc Nation’, agjencia e menaxhimit dhe shtëpia diskografike në pronësi të Jay-Z, që ka shumë të ngjarë të jetë ndërmjetësuesi i njohjes së tyre.

Lexo po ashtu Brenda martesës së Lautaro Martinez

Lukaku kohë më parë u nda me të dashurën e tij prej pesë vitesh, Sarah Mens, ndërkohë që Megan ishte parë në një ndeshje të Interit.

(Foto: Twitter/Pop Base)

Imazhet e publikuara në rrjetet sociale nga dasma e Lautaros me Agustina Gandolfo, i kanë forcuar spekulimet duke qenë se 28-vjeçarja dhe futbollisti janë fotografuar të kapur për dore. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Pop Base)