Kampionati Botëror i vitit 2014 kishte momente të mëdha, por jo më të mëdha se ai kur Luis Suarez kafshoi Giorgio Chiellinin në fazën e grupeve.
Uruguai fitoi 1-0 pas këtij incidenti, ndërsa Diego Godin shënoi golin e fitores.
Ishte hera e tretë që ylli i Barcelonës kishte kryer një shkelje të rëndë sportive dhe kështu u dënua nga FIFA për katër muaj.
Me këtë rasti ai humbi disa ndeshje me klubin katalunas, por ish-ylli i Liverpoolit humbi shumë në aspektin financiar.
FIFA e dënoi atë me 91 mijë euro, por kjo nuk ishte e gjitha.
Sipas gaztës holandeze NRC, ky incident i ndikoi atij edhe në marrëveshjen me Adidasin. Në atë kohë kompania gjermane kishte thënë:
“Ne do t’i kujtojmë atij standardet e larta që presim nga lojtarët tonë. Ne do të diskutojmë të gjitha aspektet e bashkëpunimit tonë në të ardhmen direkt me Suarezin dhe ekipin e tij”.
Suarez kishte një marrëveshje me Adidas nga viti 2010 deri 2014 dhe kështu kompania ia ndali 20 për qind të pagesës, pasi lojtari i kishte shkaktuar atyre ‘dëme të pariparueshme”.
Nga 400 mijë euro që duhet t’i paguanin, ata ia morën 80 mijë, pra duke përfshirë edhe dënimin nga FIFA, Suarez humbi rreth 170 mijë euro.
Shumë njerëz mund të thonë se këto janë shumë para, por për një lojtar si Suarezi, kjo është një rrogë javore. /Telegrafi/