Tyson Fury dhe Anthony Joshua, mund të largohen nga meçi historik, nëse nuk plotësohen dy kushte.
Dy kampionët e peshave të rënda në boks tashmë kanë arritur marrëveshje në parim që t’i zhvillojnë dy duele brenda këtij viti.
Është një luftë që është parashikuar që një kohë dhe që kur Gypsy King ka rrëmbyer titullin WBC nga Deontay Wilder shkurtin e kaluar.
Por, Daily Star Sport mëson se janë dy kushte që duhet plotësuar, ose dy britanikët largohen që tej.
Derisa kontratat janë nënshkruar, kjo është parë si një formalitet nga të dy palët – dhe marrëveshja është afër finalizimit.
Dhe nëse cilido boksier nuk është i kënaqur lokacionin ku zhvillohet meçi ose paratë që fitojnë, ata mund të largohen.
Por, promovuesi Eddie Hearn ka sugjeruar se lokacioni ku do të zhvillohet meçi historik shumë shpejtë do të caktohet.
Ai tha javën e kaluar: “Ne do të mësojmë për lokacionin në 30 ditët e ardhshme. 28 ditët e ardhshme është procesi ku të dyja kampet mendojnë se a duhet të shkojnë atje”.
“Nëse dueli zhvillohet në fund të qershorit, më së voni në fillim të korrikut, ne kemi nevojë për ta tërhequr atë”.
“Në fund të fundit të gjithë do të kërkojnë fitimet dhe titujt që janë në luftë, por ka kushte nga të dy (Joshua dhe Fury) rreth lokacionit”.
“Është Lindja e Mesme, Azia dhe Amerika. Ne do të paraqesim opsionin e Mbretërisë së Bashkuar, por është e pamundur të bëhet organizimi atje [për shkak të COVID-19]”.
“Ka pasur disa oferta të paqarta. Duhet ta shikojmë, do ta tregoj një ditë. Ka shumë njerëz që duan të shikojnë këtë duel, mirëpo duhet të presim për vendin”, ka shtuar më tej ai.
Joshua do të mbrojë rripat IBF, WBA, IBO dhe WBO kur të përballet me Furyn. /Telegrafi/