Përkundër se Juventusi e ka konfirmuar qëndrimin e Paulo Dybalas, mediat po raportojnë se Barcelona dhe Real Madridi janë duke garuar për sulmuesin argjentinas.
Drejtori gjeneral i Bianconerëve, Beppe Marotta ka thënë se nuk ka problem për rinovimin e kontratës me 23-vjeçarin.
Megjithatë, Marca raporton se Zonja e Vjetër i ka refuzuar 80 milionë euro nga Barcelona për Dybalan.
Nga ana tjetër, The Sun shkruan se Real Madridi i ka ofruar 90 milionë euro duke e përfshirë në marrëveshje edhe Alvaro Moratan, porse Juve e ka kërkuar përfshirjen e Toni Kroosit apo Luka Modricit.
Los Blancos e kanë refuzuar këtë ide, megjithatë gazetat njoftojnë se kampioni italian do ta pranonte ofertën e përfshirjes së Moratas, por me kusht që shuma e transferimit të kalonte 105 milionë euro. /Telegrafi/