Site icon Telegrafi

“Duam Salah dhe De Bruyne”, kreu i transferimeve të Arabisë Saudite konfirmon dëshirën për yjet e Ligës Premier

Shefi i transferimeve të Arabisë Saudite, Michael Emenalo, ka përshkruar ambiciet e tij për forcimin e ligës në vitet e ardhshme.

Superliga e Arabisë Suadite ka tërhequr tashmë lojtarë të klasit të lartë nga ligat evropiane.

Emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Sadio Mane, Riyad Mahrez dhe Kalidou Koulibaly të gjithë luajnë tani në Superligën Saudite.

Megjithatë, arabët nuk duan të ndalen me kaq pasi synojnë emra tjerë të mëdhenj për të ardhmen.

Lexo po ashtu Salah, Sergio Ramos dhe De Bruyne mund të luajnë nga sezoni i ri në një skuadër

“Mo Salah, si Messi, Benzema, Ronaldo dhe si Kevin De Bruyne, këta janë lojtarë që kur ka një ndjenjë disponueshmërie për ta, ne jemi të gatshëm t’i dëgjojmë”, ka thënë fillimisht Emenalo për Sky Sports News.

“Por, ne gjithashtu e kuptojmë se Mo është i lumtur aty ku është aktualisht dhe në një klub historik, të mrekullueshëm si Liverpool. Ne e respektojmë shumë këtë dhe nuk duam të hasim si presion mbi të”.

Lexo po ashtu Zbulohet plani i Arabisë Saudite për ta transferuar Salahun

“Por, nëse ka ndonjë interes për të bërë diçka, Mo Salah është një lojtar që dëshironi në ligën tuaj, në çdo ligë”.

“Ne respektojmë Liverpoolin dhe në këtë skenar, iniciativa për të bërë diçka nuk do të vijë nga ne. Duhet të ketë një interes nga të gjitha palët e përfshira”, përfundoi kreu i transferimeve në Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Exit mobile version