Site icon Telegrafi

Dua Lipa dhe familja e saj e ndoqën në stadium derbin e Londrës

Dua Lipa me prindërit e saj (Foto: Getty Images/Instagram/DukagjinLipa)

Dua Lipa ka qenë një prej tifozëve të stadiumin Emirates për ta përcjellë nga afër derbin ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ishte ulur në pjesën e tifozëve të Arsenalit, së bashku me prindërit e saj, Anesa dhe Dukagjin Lipa.

Dua Lipa dhe nëna e saj, Anesa (Foto: Screenshot/Instastory/DuaLipa)

Pjesëtarët e familjes Lipa kanë publikuar video dhe fotografi në rrjetet sociale nga ndeshja derbi që u zhvillua në Londër.

Lexo po ashtu Lajmet për Dua Lipën

Në këtë ndeshje, ata e kanë mbështetur Arsenalin duke u shfaqur si tifozë të flaktë të Topçinjve.

Në disa video të publikuara nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtares i ka fokusuar edhe lojtarët e Arsenalit teksa i gëzohen triumfit.

Për më shumë, ata e kanë pasur mundësinë ta shohin nga afër edhe mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka.

Kujtojmë që Topçinjtë arritën fitore prej 2-0 kundër Chelseat duke hyre fuqishëm në garë për katër vendet e parë në Ligën Premier. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version