Site icon Telegrafi

Drejtuesit e Juventusit zbarkojnë në Londër, takime me tri klube – kërkohen përforcime në mbrojtje dhe mesfushë, por edhe shitje

Drejtori i Juventusit, Federico Cherubini, ka mbërritur në Londër, ku ka zhvilluar bisedime me Arsenalin, Chelsean dhe West Hamin për disa futbollistë.

Bianconerët kanë siguruar një vend në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe tashmë kanë filluar negociatat për të forcuar skuadrën e Max Allegrit për sezonin 2022/23.

Tuttosport raportoi dje (e mërkurë) se Cherubini kishte udhëtuar në Londër për të takuar disa klube të Ligës Premier, kryesisht më shumë do të bisedohet me Arsenalin.

Lexo po ashtu Pogba, Di Maria dhe Perisic – Formacioni i mundshëm i Juventusit në sezonin e ri

Juventusi është i interesuar për  Gabriel dhe Thomas Partey dhe janë gati të ofrojnë Arthurin ose Ëeston McKennien për të arritur te marrëveshjet.

Mediat kryesore italiane, përfshirë La Gazzetta dello Sport, konfirmojnë udhëtimin e Cherubini në Londër. Kjo gazetë shkruan se drejtori i Bianconerëve u takua edhe me Chelsean, ku u bisedua për Jorginhon.

Kontrata e italianit me klubin nga “Stamford Bridge” skadon në qershor 2023 dhe bisedimet për një marrëveshje të re nuk kanë filluar ende.

Juventus mund të nënshkruajë me Paul Pogban dhe Jorginhon nëse Arthur dhe Weston McKennie largohen nga skuadra.

Po ashtu Juventusi ka diskutuar edhe për Moise Kean me West Hamin. Bianconerët kanë një detyrim blerje, pasi italiani ka qenë i huazuar këtë sezon.

Sulmuesi ka zhgënjyer këtë sezon dhe Juventusi po ia ofrojnë klubeve angleze.

Juventus konfirmoi rikthimin e Kean në fund të gushtit. Lojtari i akademisë së klubit iu bashkua Bianconerëve në një marrëveshje të përkohshme prej 7 milionë euro, por me detyrim blerje për 28 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse. /Telegrafi/

Exit mobile version