Klubi anglez, Chelsea po qëndron në krahë me trajnerin gjerman Thomas Tuchel për të ardhmen e afërt, pasi nuk ka indikacione se mund ta largojnë nga detyra.
Blutë nuk janë të kënaqur me sfidimin e tyre për titull në Ligën Premier, por ata nuk kanë plane të zëvendësojnë Tuchelin në verë.
Edhe përkundër një rënie drastike në formë, drejtuesit e klubit kanë ndarë mendjen për të vazhduar me trajnerin gjerman.
Sipas mediumit The Athletic, Chelsea do të mbështesë Tuchelin në tregun e transferimeve gjatë verës.
Raporti sugjeron se Chelsea do të shpenzojë shumë dhe do të synojë lojtarë si Declan Rice i West Ham, mesfushori qendror i Monacos, Aurelien Tchouameni dhe mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde.
Chelsea mund të bëjë edhe një përpjekje për transferim të lirë për të siguruar Ousmane Dembele, të cilit i skadon kontrata me Barcelonën në verë. /Telegrafi/