Site icon Telegrafi

Drejtuesi i RB Leipzing, Mintzlaff: E duam Haalandin, por vështirë të rivalizojmë me Man Utd, Juventus dhe Borussia Dortmund

Erling Haland i RB Salzburg . (Foto: Andreas Schaad/Getty Images)

Drejtuesi i RB i Leipzig, Oliver Mintzlaff ka thënë se shumë klube janë vënë pas norvegjezit Erling Haaland dhe se klubi i tyre do ta këtë të vështirë ta transferojë.

Haaland është ende vetëm 19, por ka shënuar 28 gola në vetëm 22 ndeshje për RB Salzburg këtë sezon, përfshirë edhe tetë në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Kjo ka bërë që disa nga klubet më të mëdha të Evropës të përpiqen që ta blejnë. Natyrisht në mesin e atyre që e duan është edhe RB Leipzing që kanë të njëjtin sponsor.

Erling Braut Haaland (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images)

“Po ne u takuam me të. Ne jemi të interesuar për lojtarin, kemi interes të madh. Ai e dëgjoi ofertën tonë,  dhe është shumë i hapur për një largim. Ai do të dëshironte të ndryshojë klub më së voni në verë”.

“Nuk është e lehtë. Ka edhe klube si Manchester United, Juventus dhe Borussia Dortmund dhe disa klube të tjera gjithashtu”,  ka thënë Mintzlaff për Sport1.

Erling Haland (Foto: Michael Regan/Getty Images)

Bianconerët kanë një sulm me moshë të madhe me lojtar si Cristiano Ronaldo që mbush 35 vjeç në shkurt, Gonzalo Higuain që është 32 dhe Mario Mandzukic pothuajse i larguar që është 33.

Sidoqoftë, Leipzig mund të jetë në avantazh për shkak të binjakëzimit me RB Salzburg përmes Red Bull që zotëron të dy klubet. /Telegrafi/

Exit mobile version