Site icon Telegrafi

Drejtori i Veronës thyen heshtjen dhe tregon se sa milionë vlen Marash Kumbulla

Marash Kumbulla është në shitje, por Hellas Verona nuk do ta lejoj të largohet me një çmim të lirë.

Kështu së paku ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit italian Tony D’Amico.

Mbrojtësi i talentuar shqiptar ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane pas shkëlqimit në Serie A.

Calciomercato ka zbuluar edhe emrat e skuadrave që po interesohen për lojtarin e ato janë: Lazio, Inter, Napoli, Fiorentina, Chelsea, Man Utd, Tottenham Hotspur, Everton, PSG, RB Leipzig e Eintracht Frankfurt.

D’Amico ka thënë se mbrojtësi shqiptar vlen më shumë se 25 milionë euro.

“Vlera e Kumbullës është më e madhe se 25 milionë euro”.

“Ne po flasim për një mbrojtës të shkëlqyeshëm, që po kalon një sezon të jashtëzakonshëm për moshën që ka”.

“Ai do të ketë shumë oferta në tavolinë, por është shumë herët të flasim për shifra tani. Është nder për ne që kemi zhvilluar këtë lojtar në Akademinë e të rinjve”, ka deklaruar D’Amico. /Telegrafi/

Exit mobile version