Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio e ka pranuar se do të nënshkruante sërish me sulmuesin Romelu Lukakun, por vetëm në formë huazimi.
Lukaku u kthye te Chelsea nga Interi në një marrëveshje prej 115 milionë euro verën e kaluar.
Sulmuesi belg kishte shënuar 64 gola në 95 ndeshje me gjigantët e Serie A, duke qenë njëri nga më meritorët në fitimin e Scudettos nga Interi.
Agjenti i tij Federico Pastorello pretendoi javën e kaluar se Lukaku do të kthehej në Serie A një ditë pasi është i dashuruar me Italinë, teksa Ausilio ka treguar se a do ta nënshkruante sërish te Interi.
“Po, por vetëm në huazim”, ka thënë drejtori sportiv i Interit duke buzëqeshur gjatë një interviste për Sky Sport Italia.
Ndryshe, Lukaku e nisi mirë sezonin te Blutë e Londrës, por një lëndim i shpejt e ka ndalur formën e tij, duke bërë që tifozët ta cilësojnë si transferim të dështuar. /Telegrafi/