Klubi i madh turk, Galatasaray dëshiron të lë shenj në këtë afat kalimtar.
Galatasarayi tashmë i është bashkangjitur një afati kalimtar produktiv, duke transferuar në Staboll, sulmuesin Befetimbi Gomis, mesfushorin Younes Belhanda dhe mbrojtësin Mariano.
Megjithatë, klubi i madh turk nuk dëshiron të ndalet me kaq, pasi duan edhe përforcime tjera të mëdha, me synim të fitojnë Ligën e Turqisë ose të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Drejtori sportiv i klubit, Cenk Ergun ka treguar se janë duke monitoruar pesë futbollistë të kalibrit botëror dhe janë në bisedime me ta për t’i transferuar.
Anësori i West Hamit, Sofiane Feghouli dhe mesfushori i Manchester Cityt, Fernando janë në bisedime të avancuara dhe mund të përfundojnë në Stamboll shumë shpejt.
Ndërsa, tre yjet tjerë më vështirë të arritshëm për Galatasarayin janë Marouane Fellaini i Manchester Unitedit, Arda Turan i Barcelonës dhe Hatem Ben Arfa i PSG-së. /Telegrafi/