Fabio Paratici ka konfirmuar se Maurizio Sarri ishte zgjedhja e parë e Juventusit për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin.
Ishte raportuar se Juve e mori trajnerin e Chelseat, pasi dështoi të siguronte shërbimet e Pep Guardiolas ose Mauricio Pochettinos, mirëpo drejtori i Bianconerëve ka thënë se strategu italian ishte njeriu i duhur për drejtimin e skuadrës.
“Bisedimet me Chelsean nuk zgjatën më shumë se një muaj. Kishim ide të qarta që nga fillimi, mirëpo duhet treguar respekt për një trajner që ka kontratë dhe për dy klube të mëdha”.
“Zgjedhja jonë për ta ndërruar Allegrin nuk kishte të bënte me rezultatet apo stilin e lojës… E zgjodhëm Maurizion, sepse menduam se ai ishte trajneri më i mirë për Juventusin aktualisht, njësoj si ishte Allegri para pesë vitesh dhe Conte tre vite më parë”.
“Ai ishte absolutisht zgjedhja e parë. Nuk e di se çfarë thamë për ta bindur, ndërsa ai e ndjeu se ne vërtet e dëshironim”, ka deklaruar Paratici. /Telegrafi/