Site icon Telegrafi

Dortmundi insiston për transferimin përfundimtar të Hakimit, por ka konkurrencë të fortë për marokenin

Achraf Hakimi. (Photo by Federico Gambarini/Pool via Getty Images)

Achraf Hakimi është bërë njëri nga mbrojtësit anësorë më të vlerësuar në Evropë.

Mbrojtësi anësorë po kalon edhe sezonin e tij të dytë si i huazuar te Borussia Dortmundi nga Real Madridi.

Hakimi pritet që të rikthehet në Madrid pas përfundimit të sezonit në Bundesliga, por ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

Reali ende nuk ka vendosur nëse do ta mbajë lojtarin, nga ana tjetër Dortmundi po kërkon transferimin e përhershëm të tij për 50 milionë euro.

“Situata e tij është e qartë, që pas përfundimit të sezonit do të rikthehet në Real Madrid. Natyrisht ne duam që ta shohim Hakimin në radhët tona edhe për sezonin e ri, por është pak herët të flasim për këtë, edhe pse do të tentojmë transferimin e tij”, ka thënë Michael Zorc drejtori i BVB.

Achraf Hakimi. (Photo by Lars Baron/Getty Images)

21-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën verdhezi duke shënuar nëntë gola e duke bërë 10 asistime.

Por falë këtyre shifrave fantastike, Hakimi është duke u kërkuar edhe nga skuadra tjera të mëdha.

Chelsea, Manchester City, Arsenal, Tottenham Hotspur, Juventus e Paris Saint Germain janë skuadrat e interesuara për lojtarin.

Megjithatë fjalën përfundimtare për të ardhmen e lojtarit do ta ketë trajneri Zinedine Zidane, pasi nëse francezi e ka në planet e tij, atëherë Hakimi do të mbetet në Real Madrid ku ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version