Portieri i Milanit po e tregon vetën cdo ditë e më shumë që mund të bëhet një portier i madh.
Gianluigi Donnarumma është duke u treguar brilant në paraqitjet e tij që nga debutimi me ekipin e parë të Milanit.
Kjo pasi, që kur ka debutuar ka arritur ta lë të paprekur portën e tij në plot 14 ndeshje, duke lënë pas vete portierë të mëdhenj.
Talenti italian ka lënë pas vete Hugo Llorisin me 13 ndeshje me portën e paprekur, teksa pas tij gjendet Joe Hart me 12 ndeshje.
Në vend të katërt portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, që ka lënë portën e paprekur në nëntë ndeshje, ndërsa i fundit në listë është Keylor Navas me 7 ndeshje. /Telegrafi/
Lista e portave të paprekura që kur Donnarumma ka debutuar:
Gianluigi Donnarumma – 14 ndeshje
Hugo Lloris – 13 ndeshje
Joe Hart – 12 ndeshje
Thibaut Courtois – 9 ndeshje
Keylor Navas – 7 ndeshje