Telegrafi

Donis Avdijaj ndodhet në Turqi, afër kalimit te Trabzonspori

Donis Avdijaj është shumë afër të bëhet me skuadër të re. Sulmuesi shqiptar aktualisht është pa klubi, pasi në dhjetor të vitit të kaluar, Willem ll ia shkëputi kontratën.

Por, istogasi është shumë afër që t’i rikthehet futbollit aktiv, pasi për të është i interesuar klubi turk, Trabzonspor.

22-vjeçari aktualisht ndodhet në Turqi, ndërsa raportohet se është shumë afër marrëveshjes me skuadrën turke.

Lexo po ashtu Avdijaj drejt rikthimit në kampionatin austriak

Avdijaj, po ashtu, është duke u kërkuar edhe në Austri, aty ku është i interesuar Sturm Gaz, mirëpo marrëveshja është më afër të ndodhë me Trabzonsporin.

Klubi turk pritet ta realizojë transferimin e talentit shqiptar në ditët e ardhshme, e që për Donisin do të ishte një fillim i mbarë i një aventure që mund ta rikthejë në formën e tij të lartë, por edhe te Përfaqësuesja e Kosovës. /Telegrafi/