Yannick Cahuzac është futbollisti më i ndëshkuar me kartonë të kuq në Evropë që nga viti 2013, por edhe për këtë sezon, ndërsa futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka gjendet në vend të dytë.
Futbollisti i skuadrës franceze, Bastia, Yannick Cahuzac është dërguar jashtë për herë të katërt këtë sezon të shtunën në një ndeshjen të Ligue1.
Përjashtimi i tij erdhi pasi ia gjuajti në tokë asistentit të gjyqtarit semaforin elektronik, pasi ai u zëvendësua, duke marrë kështu kartonin e katërt të kuq për këtë sezon.
Cahuzac prinë gjithashtu edhe listën e futbollistëve më të ndëshkuar me kartonë të kuq që nga viti 2013 me 10 përjashtime, ndërsa pas tij vjen futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, i cili është ndëshkuar shtatë herë me kartonë të kuq, transmeton Telegrafi.
Vendi i tretë është rezervuar nga mbrojtësi i Milanit, Gabriel Paletta me gjashtë kartonë të kuq ndërsa pas tij vjen ai i Interit, Jeison Murillo, me pesë kartonë të kuq.
Më poshtë Telegrafi iu sjell listën e 10 futbollistëve më të ndëshkuar me kartonë të kuq që nga gushti i vitit 2013: /Telegrafi/
Yannick Cahuzac | Bastia | 10 kartonë të kuq
Granit Xhaka | Arsenal | 7 kartonë të kuq
Gabriel Paletta | Milan | 6 kartonë të kuq
Jeison Murillo | Inter | 5 kartonë të kuq
Wes Brown | Sunderland | 4 kartonë të kuq
Carlos Carmona | Atalanta | 4 kartonë të kuq
Kevin Malcuit | Saint-Etienne | 4 kartonë të kuq
Daniele Gastaldello | Bologna | 4 kartonë të kuq
Emir Spahic | Hamburg | 4 kartonë të kuq
Marcos Angeleri | Malaga | 4 kartonë të kuq