Telegrafi

Dizajni unik i kompanisë Puma për fanellat e treta të 10 klubeve evropiane nuk pritet mirë nga tifozët

Komani e njohur e veshmbathjeve Puma ka lëshuar fanellat e tyre të reja të treta për disa nga klubet kryesore evropiane dhe modeli i tyre nuk është se ka gjetur shumë ngrohtësi.

Manchester City publikoi fanellën e tyre të tretë mbrëmë (e mërkurë) dhe dizajni u vendos në mediat sociale nga fansat, të cilët mendojnë se duket më shumë si një fanellë stërvitje ose një bluzë për fjetje.

Megjithatë, dizajni i fanellës nuk gjeti shumë miratim dhe dashuri nga tifozët e klubit anglez.

Por, ajo që shumëkush nuk mund ta ketë kuptuar, është se ky model është përdorur në të gjithë klubet klientë të kompanisë Puma këtë vit.

Përveç Cityt, edhe klubet tjera si PSV Eindhoven, Milan, Marseille, Fenerbahce, Valencia, Borussia Dortmund, Borussia Monchengladbach, Shakhtar Donetsk, Stade Rennais dhe Krasnodar do ta kenë fanellën e tretë me dizajnin e diskutueshëm.

Në futbollin ndërkombëtar, Italia fituese e Euro 2020, së bashku me Zvicrën, Austrinë dhe Republikën Çeke gjithashtu kanë fanella të dyta në të njëjtën formë.

Për të gjitha veshjet e klubit, Puma ka bërë diçka shumë të ndryshme me simbolet. Emri i skuadrës është shkruar me shkronja të mëdha në mes të dy rreshtave të trashë, ndërsa stemat e klubit janë vendosur të hijezuara në të gjithë fanellën.

Qasja e guximshme nga Puma ka marrë shumë reagime të forta, por ka edhe nga ata të cilët e kanë pëlqyer dhe vlerësuar dizajnin. /Telegrafi/