Site icon Telegrafi

Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve: Zhvillohen katër përballje të forta

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar katër ndeshje të fazës së /18-tës në Ligën e Kampionëve për edicionin 2024/25.

Pas ndeshjeve të zjarrta të së martës, tani radha është për ndeshjet e së mërkurës, ku do të ketë takime më të forta.

E tillë është ndeshja mes Paris Saint-Germain dhe Liverpool, e cila pritet të luhet në ‘Parc des Princes’ nga ora 21:00.

Ndeshje e fortë pritet të zhvillohet edhe në ‘Allianz Arena’, ku Bayern Munichu pret rivalin lokal, Bayer Leverkusen, në të njëjtin orar.

Lexo po ashtu Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Përballja tjetër e zjarrtë nga ora 21:00 pritet të jetë ajo mes Benficës dhe Barcelonës, e cila do të luhet në ‘Estadio da Luz’.

Takimi i parë i mbrëmjes dhe i vetmi nga ora 18:45 do të jetë ai në mes të Feyenoordit dhe Interit që do të zhvillohet në ‘De Kuip’.

Ndeshjet kthyese janë paraparë të zhvillohen pas një jave apo më saktë me datën 11 mars. /Telegrafi/

Exit mobile version