Site icon Telegrafi

Diplomacia ukrainase po funksionon – Qipro nuk do të del kundër propozimit të bllokimit të SWIFT-it për Rusinë

Bllokimi i SWIFT për shtetin rus është më se i mundshëm pasi Qiproja ra dakord me këtë propozim.

Kjo lëvizja u njoftua në Twitter nga ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, i cili ka folur gjithashtu me Italinë, Gjermaninë dhe Belgjikën, ku është vendosur SWIFT.

Mbështetja e Qipros është e rëndësishme sepse është një destinacion kryesor për investimet ruse.

Lexo po ashtu Çfarë është SWIFT-i dhe pse mund të jetë një "opsion bërthamor" kundër Rusisë

“Ne e bëmë atë. Qipro konfirmoi se nuk do të bllokojë vendimin për ta bllokuar SWIFT-in për Rusinë. Diplomacia ukrainase vazhdon të punojë 24/7 për të arritur vendime të rëndësishme dhe për të mbrojtur Ukrainën nga pushtuesit rusë”, ka shkruar ai në Twitter.

Presidenti amerikan, Joe Biden ditë më parë kishte thënë se kjo lëvizje është e mundshme, por kjo për momentin nuk do të realizohet pas vendosjes së sanksioneve ekonomike dhe politike ndaj Rusisë.

Lexo po ashtu Putin u thotë udhëheqësve të biznesit: Shpresoj se nuk do të na largojnë nga sistemi SWIFT

Putin u ka thënë udhëheqësve të biznesit se “shpresoj se nuk do të na largojnë nga sistemi SWIFT”.

Ndryshe, heqja e Rusisë nga SWIFT do ta bënte pothuajse të pamundur për institucionet financiare dërgimin e parave brenda ose jashtë vendit, gjë që do të shkaktonte një tronditje të papritur për kompanitë ruse dhe klientët e tyre të huaj – veçanërisht blerësit e naftës dhe gazit në dollarë amerikanë. /Telegrafi/

Exit mobile version