Telegrafi

Diego Simeone emëron tre trajnerë që do të dëshironte ta pasonin te Atletico Madridi

Diego Simeone krijoi një listë të ngushtë me tre emra trajnerësh kur u pyet se kë do të zgjidhte si pasues të tij te Atletico Madridi.

Argjentinasi 53-vjeçar, i cili pasoi Gregorio Manzano te Los Colchoneros në dimrin e vitit 2011, ka udhëhequr Atleticon drejt dy titujve të La Ligës dhe dy sukseseve në Ligën e Evropës.

Në fakt, Simeone ka ngritur tetë trofe në Madrid, që është më shumë se çdo trajner tjetër në historinë e klubit spanjoll.

Ish-mesfushori i Lazios dhe Interit është trajneri më jetëgjatë në La Liga për momentin, por ai vazhdon të jetë i kërkuar për punë diku tjetër.

Pra, kush mendon Simeone që duhet të marrë përsipër ekipin kur vendos të largohet nga Wanda Metropolitano?

Duke folur për stacionin radiofonik Cadena SER këtë javë, ai u pyet se kë do të zgjidhte si pasues të tij.

“Një nga më të mirët. Klopp, Ancelotti, Pochettino janë trajnerët që unë do të doja t’i shihja në Atletico”, ka thënë Simeone. /Telegrafi/