Reprezentuesi argjentinas Angel Di Maria mund të marrë një ofertë fantastike nga Inter Miami.
Pasi ndihmoi Argjentinën të fitonte Kupën e Botës në Katar, Angel Di Maria shënoi një het-trik kundër Nantes për ta çuar Juventusin në mesin e 16 ekipeve më të mira të Ligës së Evropës.
Megjithatë, argjentinasi ka qenë i lidhur me një lëvizje në MLS të SHBA-së, me kontratën e tij me Juventusin që skadon këtë verë.
Edhe pse Di Maria raportohet se dëshiron të qëndrojë në Evropë, La Gazzetta dello Sport shkruan se ai është në radarin e Inter Miami.
Juventusi mund t’i ofrojë futbollistit argjentinas një pagë më të ulët, ndërsa Inter Miami është gati të “hap thesin ” dhe të tërheqë 35-vjeçarin me një ofertë tërheqëse.
Inter Miami është në bashkëpronësi të David Beckham, i cili është gjithmonë në kërkim të nënshkrimeve të klasit botëror. Klubi është i interesuar edhe për Lionel Messin dhe Sergio Busquets, kontratat e të cilëve skadon në fund të sezonit.
“Ne duam të sjellim lojtarët më të mirë në botë në këtë klub. Messi dhe Busquets kanë spikatur vitet e fundit. Ata janë lojtarë të mëdhenj që do të japin një kontribut të madh për klubin. Do të ishte një punë e madhe për MLS”, kishte thënë më herët trajneri i Miamit, Phil Neville./Telegrafi/