Lionel Messi ka marrë një dhuratë të veçantë nga bashkëlojtarët e tij në Inter Miami pasi fitoi Topin e Artë 2023.
Të hënën mbrëma, Messi fitoi Topin e Artë të tetë në një ceremoni në Paris.
Argjentinasi përfundoi përpara sulmuesit të Manchester Cityt, Erling Haaland dhe yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, pasi udhëhoqi kombin e tij drejt triumfit të parë të Kupës së Botës që nga viti 1986.
Në Kupën e Botës në Katar, Messi ishte kapiten i ekipit të tij, shënoi shtatë gola në shtatë ndeshje dhe u kurorëzua lojtari i turneut.
Topi i Artë njeh futbollistin më të mirë të vitit dhe votohet nga 100 gazetarë nga e gjithë bota.
Dhe pasi Messi mori çmimin e tij të tetë, tre më shumë se kushdo tjetër, bashkëlojtarët e tij në Inter Miami i ofruan argjentinasit një dhuratë me numrin ‘8’ të artë, të nënshkruar nga e gjithë skuadra.
Ocho para nuestro ? ? pic.twitter.com/aHv2sIxgdN
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) October 31, 2023
Përveçse ndihmoi Argjentinën për lavdinë e Kupës së Botës, Messi gjithashtu luajti një rol kyç teksa Inter Miami fitoi trofeun e tyre të parë në histori – Kupën e Ligës.
Sulmuesi me shtatshkurtër ka shënuar 11 gola në 14 paraqitje për skuadrën e Major League Soccer. /Telegrafi/