Përveç listës standarde të yjeve të muzikës më të paguar të vitit, revista Forbes ka publikuar edhe listën e muzikantëve me pagë më të lartë të dekadës.
Në krye të listës është muzikanti që lansoi albumin e tij të fundit në 2015 dhe nuk ka pasur asnjë turne që nga fundi i mijëvjeçarit. Bëhet fjalë për Dr. Dre.
Ai vlerësohet të ketë fituar 950 milionë dollarë gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Shumica e të ardhurave të tij vijnë nga aksionet në ‘Beats’, një kompani muzikore që Apple e bleu në vitin 2014 për tre miliardë dollarë, transmeton KP.
Taylor Swift renditet në vendin e dytë me 825 milionë dollarë përfitime, e ndjekur nga Beyonce, e cila ka fituar 685 milionë dollarë. Për dallim nga Dr Dre, të dy këngëtaret kanë lansuar disa albume në dekadën e fundit dhe kanë shkuar në disa turne.
Në vendin e katërt renditet grupi “U2”, falë pjesës më të madhe në turneun e tyre më 2011, duke fituar 675 milionë dollarë. Në vendin e pestë është Diddy me 605 milionë dollarë.
Pasojnë Elton John (565 milionë dollarë), Jay Z (560 milionë dollarë), Paul McCartney (535 milionë dollarë), Katy Perry (530 milionë dollarë) dhe Lady Gaga (500 milionë dollarë), si yjet që janë paguar më së shumti në vitet e fundit.