Romelu Lukaku është zyrtarizuar tërësisht sot (e hënë) si futbollisti më i ri i Manchester Unitedit për një shifër prej 75 milionë eurove, duke u bërë lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të klubit.
Manchester Unitedi, para një kohë apo më saktë në epokën e trajnerit legjendar, Sir Alex Ferguson, nuk njihej si ekip që shpenzon shuma të larta për blerjen e ndonjë futbollisti.
Megjithatë, tani viteve të fundit ka ndryshuar kjo gjë dhe Djajtë e Kuq janë kthyer në një skuadër shpenzuese duke e thyer edhe rekordin botëror të transferimeve vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.
Është mesfushori Paul Pogba, i cili i kushtoi Unitedit plot 89.3 milionë funte për tu transferuar nga Juventusi, ndërsa pas tij është blerja e fundit, belgu Lukaku.
Portali i njohur “Goal.com” ka publikuar dhjetë transferimit më të shtrenjta në histori të klubit nga Old Trafford, ku shihet emra të mëdhenj, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë. /Telegrafi/