Site icon Telegrafi

Dhjetë nominimet për lojtarin e vitit sipas FIFA-s

Virgil van Dijk, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk janë në mesin e dhjetë futbollistëve të nominuar për lojtarin më të mirë të vitit sipas FIFA-s.

Lista e shkurtër, e cila vlerëson paraqitjet e futbollistëve në periudhën 16 korrik 2018 – 19 korrik 2019, është përpiluar nga një panel ekspertësh.

Luka Modric e fitoi këtë çmim në vitin e kaluar (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Nominimet për lojtarin më të mirë sipas FIFA-s për vitin 2019:

Cristiano Ronaldo (Juventus/Portugali)
Frenkie de Jong (Barcelona/ Holandë)
Matthijs de Ligt (Juventus/ Holandë)
Eden Hazard (Real Madrid/Belgjikë)
Harry Kane (Tottenham Hotspur/Angli)
Sadio Mane (Liverpool/Senegal)
Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain/Francë)
Lionel Messi (Barcelona/Argjentina)
Mohamed Salah (Liverpool/Egjipt)
Virgil van Dijk (Liverpool/Holandë)

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, është fituesi i fundit i këtij çmimi, mirëpo këtë vit nuk është në garë për të. /Telegrafi/

Exit mobile version