Telegrafi

Dhjetë lojtarët më të shpejtë në Ligën Premier, listës i prin Sane

Anësori i Manchester City, Leroy Sane është zyrtarisht lojtari më i shpejtë që po luan aktualisht në kampionatin kryesor të Anglisë, sipas statistikave të Ligës Premier.

Kampionati anglez ka zbuluar lojtarët më të shpejtë në Ligën Premier, me një yll të Manchester Cityt që del në krye të listës.

Leroy Sane, ylli i Gjermanisë, kryeson listën me një shpejtësi maksimale prej 35.48 kilometrash në orë, që do të thotë se ai mund të tejkalojë çdo mbrojtës në kampionat.

Lexo po ashtu Rritet çmimi i Salah, por edhe i Edersonit, Sanes dhe Paulinhos

I dyti në listë është mbrojtësi i Crystal Palace, Patrick van Aanholt, i cili ka një shpejti prej 35.42 kilometrash në orë, ndërsa top 3 mbyllet me mesfushorin e Tottenham Hotspur, Moussa Sissoko, i cili ka vrapuar me shpejtësi prej 35.33 km/h.

Në listë janë vetëm një sulmues, Jamie Vardy i Leicester Cityt dhe dy anësor të sulmit, Wilfired Zaha i Crystal Palace dhe Oliver Burke i West Bromit.

Lexo po ashtu Tetë lojtarët që kanë luajtur më shumë ndeshje në Ligën Premier pa shënuar gol, ‘agjërimi’ i disa yjeve të njohur zgjati nga 195 deri në 335 ndeshje (Foto)

Futbollistët e tjerë në top 10 janë të gjithë mbrojtës.

Lojtarë tjerë të njohur për shpejtësi si Theo Walcott dhe Raheem Sterling nuk janë fare pjesë e kësaj liste.

10.Jamie Vardy | Leicester City | 35.09 km/h

Jamie Vardy (Getty Images)

9.Laurent Koscielny | Arsenal | 35.11 km/h

Laurent Koscielny (Getty Images)

8.Kiko Femenia | Watford | 35.12 km/h

Kiko Femenia (Getty Images)

7.Oliver Burke | West Brom | 35.13 km/h

Oliver Burke (Getty Images)

6.Wilfried Zaha | Crystal Palace | 35.14 km/h

Wilfried Zaha (Getty Images)

5.Kyle Walker | Manchester City | 35.16 km/h

Kyle Walker (Getty Images)

4.Antonio Rudiger | Chelsea | 35.19 km/h

Antonio Rudiger (Getty Images)

3.Moussa Sissoko | Tottenham Hotspur | 35.33 km/h

Moussa Sissoko (Getty Images)

2.Patrick van Aanholt | Crystal Palace | 35.42 km/h

Patrick van Aanholt (Getty Images)

1.Leroy Sane | Manchester City | 35.48 km/h

Leroy Sane ( Getty Images)

/Telegrafi/