Anësori i Manchester City, Leroy Sane është zyrtarisht lojtari më i shpejtë që po luan aktualisht në kampionatin kryesor të Anglisë, sipas statistikave të Ligës Premier.
Kampionati anglez ka zbuluar lojtarët më të shpejtë në Ligën Premier, me një yll të Manchester Cityt që del në krye të listës.
Leroy Sane, ylli i Gjermanisë, kryeson listën me një shpejtësi maksimale prej 35.48 kilometrash në orë, që do të thotë se ai mund të tejkalojë çdo mbrojtës në kampionat.
I dyti në listë është mbrojtësi i Crystal Palace, Patrick van Aanholt, i cili ka një shpejti prej 35.42 kilometrash në orë, ndërsa top 3 mbyllet me mesfushorin e Tottenham Hotspur, Moussa Sissoko, i cili ka vrapuar me shpejtësi prej 35.33 km/h.
Në listë janë vetëm një sulmues, Jamie Vardy i Leicester Cityt dhe dy anësor të sulmit, Wilfired Zaha i Crystal Palace dhe Oliver Burke i West Bromit.
Futbollistët e tjerë në top 10 janë të gjithë mbrojtës.
Lojtarë tjerë të njohur për shpejtësi si Theo Walcott dhe Raheem Sterling nuk janë fare pjesë e kësaj liste.
10.Jamie Vardy | Leicester City | 35.09 km/h
9.Laurent Koscielny | Arsenal | 35.11 km/h
8.Kiko Femenia | Watford | 35.12 km/h
7.Oliver Burke | West Brom | 35.13 km/h
6.Wilfried Zaha | Crystal Palace | 35.14 km/h
5.Kyle Walker | Manchester City | 35.16 km/h
4.Antonio Rudiger | Chelsea | 35.19 km/h
3.Moussa Sissoko | Tottenham Hotspur | 35.33 km/h
2.Patrick van Aanholt | Crystal Palace | 35.42 km/h
1.Leroy Sane | Manchester City | 35.48 km/h
/Telegrafi/