Telegrafi

Dhjetë ekipet që Lionel Messi nuk iu ka shënuar kurrë gjatë karrierës së tij

Gjiganti evropianë Interi dhe klubi i vogël spanjoll Gramenet janë në mesin e skuadrave që Lionel Messi nuk ka arritur të shënojë kurrë kundër tyre gjatë karrierës së tij të ndritshme.

Messi shënoi golin e tij të 700-të për klubin dhe vendin në barazimin 2-2 të Barcelonës me Atletico Madridit të martën.

Ai shënoi një gol të jashtëzakonshëm me ‘panenk’a nga penallti, duke mposhtur portierin Jan Oblak.

33-vjeçari ka shënuar të gjitha llojet e golave ​​për Barcelonën dhe Argjentinën, por 10 skuadra kanë pasur nderin të përballen me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë dhe nuk kanë pranuar gol nga ai.

Lexo po ashtu Messi dhe Ronaldo zbulojnë emrat e kundërshtarëve më të fortë me të cilët janë përballur

Sipas gazetës Sport, Messi ka shënuar 630 gola për klubin e tij dhe kundër 78 skuadrave të ndryshme, ai ka arritur të shënojë ndaj 68 prej tyre.

Skuadra më e madhe që ai nuk iu ka shënuar është Interi, i cili e ka mbajtur Messin pa gol në katër ndeshje.

Messi në ndeshje ndaj Interit

Tre herë në sezonin 2009/10 të Ligës së Kampionëve kur Interi shkoi për të fituar garën, ndërsa hera e katërt ishte tetorin i vitit të kaluar.

Ekipet e tjera që kanë mohuar golat nga Messi janë: Rubin Kazan, Benfica, Udinese, Napoli, Al Saad, Xerez, Cadiz, Murcia dhe Gramenet.

Sidoqoftë, Messi ka një shans tjetër për të shënuar kundër Napolit kur Barcelona përballet me ta në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve në gusht.

10 skuadrat që Messi nuk ka shënuar kurrë kundër tyre:

Inter (Itali)

Rubin Kazan (Rusi)

Xerez (Spanjë)

Benfica (Portugali)

Udinese (Itali)

Murcia (Spanjë)

Napoli (Itali)

Cadiz (Spanjë)

Al Sadd (Katar)

Gramenet (Spanjë)

/Telegrafi/